“Të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë”, Kurti: Dialogu të ndahet nga integrimi, Serbia vend jodemokratik

Nga Rosalba Bejdo
22 Janar 2024, 20:09 | Politikë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e la pa shfrytëzuar momentin, dhe sinjalet e lëshuara nga diplomati amerikan për të denoncuar kërcënimet e sigurisë që vijnë nga fqinji i vetë, Serbia.

Në konferencën pas samitit rajonal ai theksoi sërish se në mënyrë që Ballkani Perëndimor të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të afrohen nevojitet që kërcënimet e sigurisë të ndalen.

Kërcënimet e sigurisë të pushojnë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, nevojitet që paqja me sundim ligji të mbizotërojë dhe kërcënimet e sigurisë të pushojnë. Integrimi më i thellë dhe rritja e fluksit dhe mallrave kërkon besim dhe njohje reciproke mes shteteve, institucioneve dhe njerëzve. Anëtarësimi në BE është një zgjedhje, ka shtete dhe popuj që mund të përcaktohen për mos anëtarësim në BE. Por anëtarësimi në Bashkimin Evropian është synim i shtetit tonë, institucioneve dhe popullsisë së vendit tonë, në një mbështetje që sillet diku 94 për qind.”

Kurti i cilësoi si të domosdoshme masat e sigurisë së Kosovës ndaj Serbisë, përderisa grupi paraushtarak terrorist që kreu agresion ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë është i lirë. Sa i përket dialogut ai kërkoi që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian të ndahet nga procesi inormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

S’ka datë për takim të liderëve në dialog. Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as Perëndimin as demokracinë...Tash për tash kjo zhvillohet në relacionit midis kryenegociatorit dhe lehtësuesit evropian, përfaqësueset special zotëri Lajçak. Tash për tash ky është rrafshi në të cilindo të mund të përcaktohen hapat e mëtutjeshëm, ndërsa në nivelin e takimit të liderëve nuk ka diçka të re, për çfarë ftesa na vjen nga Borrell.

I pyetur për “Ballkanin e Hapur”, Kurti tha se ai nuk është mjaftueshëm evropian dhe s’ka as strategji zhvillimi dhe as plan veprimi.

Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm evropian. Ndërkaq Ballkani evropian është mjaftueshëm i hapur. Ajo iniciativa për Ballkanin e Hapur nuk ka kontratë themelore, nuk ka kornizë institucionale, s’ka mekanizëm për të zgjidhur mospajtimet, s’ka strategji zhvillimi dhe as plan veprimi. S’ka transparencë procesi dhe as informacion të publikuar, po ashtu si ka as rregullat e Bashkimit Evropian dhe financimin e BE-së.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos