LVV-LDK, Rama: Çdo koalicion që transformon vendin është i mirëseardhur

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 17:42 | Politikë

LVV-LDK, Rama: Çdo koalicion që transformon vendin është i

“Çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur”, tha të martën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, teksa u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse do të përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe VV-së në nivel nacional. Ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të jetë në krye të LDK-së, në rast se kryetari aktual Lumir Abdixhiku do të japë dorëheqje apo do të zërë postin e presidentit të vendit.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasur eksperiencë të mirë (me LVV) sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu, por kanë qenë sabotues e bllokues. Uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ecë shoqëria përpara me sabotime”, tha Rama në një prononcim për media gjatë vizitës te disa familje të prekura nga vërshimet në Kodër të Trimave.

Deklaroi se nuk ka ambicie për poste të tjera dhe se fokusi i tij mbetet kryeqyteti.

“Unë e kam cek këtë çështje edhe më përpara, që unë jam kryetar i kryeqytetit kam një  mandat 4-vjeçar, ku kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë, të cilët munden me i çu proceset përpara, prandaj nuk ma merr mendja që kanë nevojë për mua. Mirëpo, po them, unë jam këtu për kryeqytetin për qytetarët e kryeqytetit, prandaj do të jem aty në ndihmë çfarëdo ndihme që ka me pas nevojë. Mirëpo, fokusi im është kryeqyteti”, tha ai./Kosovapress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos