
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë ka marrë vendim për katër ankesa që lidhen me procesin e numërimit të votave pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i refuzuar të gjitha.
Sipas vendimeve të publikuara, tri ankesa janë shpallur të pasafatshme, ndërsa një tjetër është konsideruar e tërhequr nga vetë ankuesi, pa u trajtuar në thelb, shkruan A2 CNN.
Njëra nga ankesat e refuzuara është ajo e ish-deputetit të PDK, Bekim Haxhiu, i cili kishte kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të anulonte fletëvotimet e ardhura me postë pas datës 29 dhjetor 2025 dhe të mos përfshiheshin në numërim edhe ato të pranuara më 2 dhe 5 janar 2026. Kjo ankesë është hedhur poshtë si e pasafatshme.
Vendim refuzues ka marrë edhe ankesa e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Jakup Nura, i cili kishte kërkuar rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në Komunën e Skenderajt. Kjo ankesë është cilësuar si e palejuar. (A2 Televizion)