Maji i takimeve Kurti-Krasniqi, lideri i PDK tregon bisedën, Abdixhiku: Të takojnë, të mashtrojnë!

Nga Xhevahir Qardaku
1 Maj 2025, 15:28 | Politikë

Me nxitim të madh i ngjiti shkallët. Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për pak më shumë se një orë. Pavarësisht se ishin vetëm dhe ballë për ballë, biseda nuk bëri që të dilte “tym i bardhë” nga godina e kuvendit, përkundrazi, vetëm sa e thelloi dhe më shumë krizën politike.

Njësoj ndodhi edhe në takimin e mbajtur mes tyre në maj të vitit të kaluar. Për kreun e PDK-së, pesha e fajit është në anën e Vetëvendosjes, që nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu.

“Nuk kemi marrëveshje. Albulena Haxhiu për ne nuk kalon.”

Krasniqi sqaroi edhe arsyen e kundërshtimit të zonjës Haxhiu. 

“Nëse zgjidhet dikush kryetar i kuvendit, nesër mund t’i bjerë që të mbajë edhe rolin e kreut të shtetit.”

Konfirmoi se me Kurtin folën edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje apo e zotit Kurti nuk ka ardhur asnjë version lidhur me takimin. I ashpër ishte, ndërkohë, reagimi i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi ftesën për të marrë pjesë në të.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë! Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!”

Kundër takimit me Kurtin u shprehën edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos