Misioni i vështirë i Kasanof, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga Erjon Dervishi
24 Korrik 2024, 11:43 | Politikë

Misioni i vështirë i Kasanof, arritja e marrëveshjes

Alexander Kasanof, është zyrtari i lartë amerikan, i cili do të zëvendësojë Gabriel Escobar si Zëvendësndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Në një prononcim për Radio Europa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit vuri në dukje se Alexander Kasanof do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

“Politika jonë promovon bashkëpunimin rajonal ekonomik dhe reformat që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Ne do të vazhdojmë të punojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për t'i avancuar këto qëllime gjatë udhëheqjes së Kasanofit”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Ai shtoi se Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos