
Ish-ambasadori Uilliam Ualker u shpreh i gatshëm që të dëshmojë në Hagë për lirimin e ish krerëve të UÇK-së. Gjatë një bashkëbisedimi me studente shqiptare ne Harvard, ai nënvizoi se Thaçi dhe të tjerët nuk duhet të bëjnë asnjë ditë burg.
Drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të bëjnë as edhe një ditë të vetme burg. Jam i gatshëm të jem dëshmitar kyç në gjyqin e Hagës. Keshtu deklaroi ambasadori William Walker, njeriu që i tregoi botës të vërtetën për krimet në Kosovë dhe që ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e rrjedhës së historisë së saj gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë të universitetit të Harvardit.
I pyetur nga gazetarja Entela Sula si e vlerëson sot Kosovën si shtet të pavarur e demokratik, ai u përgjigj se Kosova ka sot demokracinë më të zhvilluar në rajonin e Ballkanit
Biseda me studentët shqiptarë të Harvardit pati në qendër rrëfimin e ambasadorit Walker mbi ngjarjen e Reçakut ku u vranë 45 civilë, të cilën ai e ka pasqyruar edhe në librin e tij Reçaku - Një histori për krimet e luftës. (A2 Televizion)