“Në Kosovë për urat që na lidhin”, ministri Vengu jep detaje nga takimi me Kurtin

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 13:01 | Politikë

“Në Kosovë për urat që na lidhin”, ministri

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në rrjete sociale ku Vengu shpërndau disa fotografi nga takimi, ai zbuloi se me kryeministrin e Kosovës vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan Vengu.

Pas kësaj ai është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ku mbajtën edhe një konferencë për mediat.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë viziton Kosovën, në një kohë kur shumë zyrtarë të lartë të NATO- janë ndalur në Prishtinë, për të negociuar dhe diskutuar mbi vendimin për hapjen e urës së Ibrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos