Zyrtari gjerman në Kosovë, Manuel Sarrazin takon Vjosa Osmanin dhe krerët e partive politike

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 19:27 | Politikë

Kosovën po e viziton i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai ka nisur vizitën në Kosovë me një takim në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari partisë opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi, ka thënë se me zyrtarin gjerman kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe më gjerë.

Sarrazin do të zhvillojë takime edhe me figura tjera politike të Kosovës, përfshirë edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para se të mbajë një konferencë për media në orën 18:00.

Ai është emëruar në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, ai ka zhvilluar një sërë vizitash në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos