
Lëvizja Vetëvendosje duket se ka kaluar pragun e 50%-shit për të siguruar fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Kur janë numëruar mbi 80% e votave të numëruara deri në orën 21:09, Vetëvendosje është renditur e para me 50,22 për qind të votave, PDK e dyta me 20 për qind, LDK e treta me 14,16 për qind dhe AAK me 6,57 për qind.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit (sot), sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 kanë votuar 898.557 qytetarë, nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përbën 44,99% pjesëmarrje.
Kështu bën të ditur KQZ në procesimin e 99.41 për qind të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Po ashtu sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, 887.230 qytetarë kanë votuar deri në orën 19:00 (pa përfshirjen e votuesve në përfaqësi diplomatike dhe me postë).
Sipas KQZ-së, mbi 11.327 votues janë më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.
(A2 Televizion)