Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 19:07 | Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në mbyllje të procesit kanë votuar 44.99 % të qytetarëve.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në Veri, të banuara me shumicë serbe, shkruan A2 CNN.

Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote rreth 2 milionë shtetas të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos