Shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 17:33 | Politikë

Shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë ka shkuar në 38%, deri në këto momente.

Në informacionet e përcjella nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri më tani kanë votuar 760 mijë qytetarë, nga rreth 2 milionë votues në total.

Shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare

Këto zgjedhje janë tejet përcaktuese për Kosovën, pasi do të vendoset nëse do i jepet fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos