
Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura ditën e sotme në Kosovë.
Ndërkohë që fill pas përfundimit të procesit të votimit, kanë dalë edhe Exit Poll-et e para, që parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve, shkruan A2 CNN.
Në të tre Exit Poll-et e bëra nga disa media në Kosovë, në bashkëpunim edhe me kompani sondazhesh, ajo që bie në sy është kryesimi i Albin Kurtit dhe VetëVendosjes, i cili rezulton të ketë arritur nga 43-46 % të numrit të votave.
Sipas njërit Exit Poll-eve, VV merr 52 mandate deputetësh, PDK siguron rreth 25 mandate, LDK 18, AAK 5 dhe NISMA mbetet jashtë.
Exit Poll-i tjetër parashikon se VV me 44.1% përkthehet në rreth 49 mandate. PDK merr 27, LDK 18 dhe AAK 6 mandate deputetësh, shkruan A2 CNN.
Ndërsa Exit Poll-i tretë tregon se VV arrin në 48 mandate, PDK arrin në 26 mandate, LDK në 18 dhe AAK në 8 mandate deputetësh.
Kujtojmë se këto zgjedhje u mbajtën pasi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti nuk u arrit që të formohej një shumicë e konsoliduar për formimin e qeverisë.


(A2 Televizion)