“Opozita nuk është prokurori”, Braho: Por kanë denoncuar shumë afera

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 21:20 | Politikë

Avokati Ledio Braho, në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se edhe opozita ka meritën e saj në goditjet që po bën SPAK-u.

“Opozita kallëzimet i ka bërë. Hetimet nuk kanë nisur kryesisht, por nga denoncimet e opozitës. Po ashtu, denoncimet kanë qenë të shpeshta, si në Kuvend, ashtu edhe në konferencat për shtyp. Nuk mund të thuash që PD nuk ka meritë në këtë çështje, por partitë nuk janë prokurori”, tha Braho.

“Denoncimet për procedura prokurimesh kanë qenë të shpeshta dhe ka ende hetime. Por, shpesh deputetë opozitarë janë bërë objekt procesesh gjyqësore për shpifje, shtoi avokati.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos