
Presidentja Vjosa Osmani, në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën.
Ajo tha se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese të BE-së, shkruan A2.
“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe pas diskutimeve intensive me partnerët tanë, u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani nga Brukseli. (A2 Televizion)