
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nënshkroi të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje që deputetët të votonin disa marrëveshje me rëndësi për vendin. Presidentja thirri një takim me partitë politike këtë të enjte, pas dështimit të Konjucfës për të marrë mbështetjen e parlamentit për qeverinë e propozuar prej tij, shkruan A2 CNN.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit me Osmanin ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi "ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione".
Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte 28 dhjetori. Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe tha se partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.
Ndërkaq, kreu i partisë Guxo, Faton Peci, deklaroi pas takimi se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëhet gati për procesin zgjedhor. Vendi tani mund të shkojë në zgjedhje të reja pa miratuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, buxhetin e vitit të ardhshëm të shtetit, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës dhe buxhetin për tri komuna , Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok. (A2 Televizion)
