Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Komandatin Suprem të Forcave Aleate për Evropë në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli.
Presidentja Osmani e cila po ndjek punimet e konferencës së Sigurisë në Mynih, vlerësoi rolin e NATO-s për Kosovën.
“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, shkruan Osmani. (A2 Televizion)