All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Takimet në Mynih, rruga drejt funksionalizimit të dialogut Kosovë-Serbi

Nga Ideal Gola
14 Shkurt 2025, 20:40 | Politikë
All - Paragraf - 1

Bashkimi Europian duhet të jetë më i vendosur dhe të flasë me zë unik rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ky është vlerësimi i njohësve të procesit që kanë mirëpritur paralajmërimet e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas, për funksionalizimin e dialogut.

Gjatë së premtes për herë të parë në takime të ndara në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti takuan të dërguarin e ri të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen.

All - Paragraf - 3

Osmani tha se në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Vjosa Osmani.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj, duke shtuar se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, shkruan A2 CNN.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq. Është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, tha Kurti.

All - Paragraf - 7

Qëndrimi i Bashkimit Europian për të rikthyer Prishtinën dhe Beogradin në tryezë në mënyrë që të arrihet normalizimi duhet të vijë me një ofertë konkrete në mënyrë që të ketë edhe rezultate.

“Kosovës do t’i ofrohet statusi i vendit kandidat që Kosova të avancojë me marrëveshjet e arritura deri tash dhe Serbisë do t’i garantohet hapja e kapitujve, negociatat me BE. Ky do të jetë një karrem shumë i rëndësishëm por nuk e di sa BE është e aftë ta menaxhojë të gjithë situatën”, u shpreh Dritëro Arifi profesor i shkencave politike.

Pavarësisht kushteve të kryeministrit Albin Kurti, Kosovës do t’i kërkohet përmbushja e detyrimeve nga marrëveshjet e arritura.

“I vetmi dialog që mund të jetë do të jetë njohja ligjërisht e obligueshme për të dyja vendet, pra Kosova duhet t’i zbatojë marrëveshjet për të cilat është zotuar, këtu nuk ka ‘qysh’ dhe ‘si’ por duhet të zbatohet që njëfarë mënyrë të hapet dialogu Kosovë-BE. Nëse ne i zbatojmë si duhet dhe të lëvizim tutje e ne duhet ta defaktorizojmë Serbinë në këtë mes”, tha Arifi.

Bashkimi Europian u ka bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë që normalizimi i marrëdhënieve është thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos