“Pahor, i besueshëm për dialogun”, Kosova e mirëpret, Serbia pritet ta sulmojnë atë me deklarata

Nga Tomorr Avdia
6 Maj 2024, 20:05 | Politikë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se është i gatshëm për këtë detyrë dhe se ka zgjidhje për problemet.

Sipas burimeve diplomatike, këtë javë kandidatura e ish- presidentit, Pahor do të shkojnë nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë për në Bruksel. Për dallim nga Miroslav lajçak, që është akuzuar nga kryeministri Kurti si i anshëm, Pahor vlerësohet si i besueshëm.

Konstitucionalisti Baraliu thotë se dy emisarët, ai amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai europian, Miroslav Lajçak, kanë dështuar në misionin e tyre.

Sa i përket reagimeve nga Serbia, për emërimin e mundshëm të Pahor si lehtësues i dialogut, Vuçiç e sulmoi Slloveninë, një anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit, duke e akuzuar atë se ishte pjesë e një “organizimi” me SHBA-në dhe Zvicrën, për të lejuar delegacionin e Kosovës të sjellë të mbijetuarat e përdhunimeve nga forcat serbe, gjatë luftës së viteve 1998-1999 në seancë, një veprim që ngjalli zemërim nga delegacioni serb.

Por, Pahor thotë se ka frikë që ky është vetëm fillimi i deklarimeve të tilla nga Serbia dhe se do të ketë më të ashpra në vazhdim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos