Alarmi britanik për luftë, ekspertët: Kërcënim real, bota më e ashpër me Serbinë

Nga Tomorr Avdia
3 Maj 2024, 20:39 | Politikë

Ekspertët në Kosovë e shohin si real, alarmin e ngritur nga Britania e Madhe për ndezjen e mundshme të një konflikti të madh në Ballkanin perëndimor.  Me propozim të deputetet Alicia Kearns, dhoma e ulët e parlamentit britanik miratoi një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas ish-Ministrit të Brendshëm Bejtush Gashi miratimi i rezolutës është qartësisht, vazhdimi i qëndrimit të shprehur nga Sekretari i Jashtëm britanik,  David Cameron, gjatë vizitë në Kosovës se do të ofronin mbështetje më të madhësi në aspektin ushtarak dhe atë diplomatik.

Kurse sa i përket rrezikut të shpërthimit të një luftë në rajon, e nxitur edhe nga Rusia, Gashi thekson se tani jemi në fazën e dërgimit të trupave shtesë, çka i jep një përgjigje këtyre kërcënimeve.

Ish-ministri i Brendshëm Gashi, thekson se alarmi I lëshuar nga qeveria britanike, duhet të shtyjë bashkësinë ndërkombëtare të tregohet më e ashpër ndaj Serbisë, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos