Parlamenti miratoi Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve, kush janë emrat e opozitës që nuk u hodhën në votim

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 17:32 | Politikë

Parlamenti miratoi Kryesitë dhe anëtarët socialistë të

Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Kuvendi miratoi kryetarët dhe zevendës-kryetarët e propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa emrat e propozuar nga PD nuk u votuan.

Kjo pasi emrat e miratuar në Grupin e PD-së nuk janë depozituar zyrtarisht në Kuvend, prandaj edhe nuk u hodhën fare në votim.

Por kush janë kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga opozita? A2 CNN ka mësuar drejtuesit e Komisioneve Parlamentare nga opozita dhe nënkryetarët e këtyre komisioneve.

Emrat e opozitës në pozitat drejtuese të Komisioneve parlamentare:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Enno Bozdo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - OERD Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Albana Vokshi

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Ivi Kaso

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Luçiano Boçi

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Bardh Spahia (kryetar)

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Jorida Tabaku

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Ina Zhupa (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos