Berlini i ka dërguar një mesazh të qartë Kosovës në lidhje me mbylljen e fundit të Fondit të Pensioneve dhe Sigurimeve Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut
Në një reagim në X, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, Michael Reiffenstuel, i bën thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia.
“Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe nxisin tensione në ????????????????marrëdhëniet tona dypalëshe”, shprehet Michael Reiffenstuel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në e Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.
Sipas tij nevojitet koordinim dhe bashkëpunim, jo hapa më të përshkallëzuar.
Pak ditë më parë edhe Bashkimi Europian dënoi mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
(A2 Televizion)