James Rubin në Hagë: Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 22:31 | Politikë

James Rubin në Hagë: Thaçi nuk kishte kontroll mbi

James Rubin tha në Hagë se Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të vërtetë mbi komandantët ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "Ata i thoshin atij çfarë të bënte, dhe jo ai atyre çfarë të bënin."

Ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James Rubin, dëshmoitë hënën si dëshmitari i parë i mbrojtjes për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat dyshohet se janë kryer gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në vitet 1998-99.

James Rubin tha në Hagë se Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të vërtetë mbi komandantët ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin ishte i pranishëm në bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë dhe në pozicionin e tij kishte dijeni edhe për zhvillimet e kryengritjes kundër trupave serbe në Kosovë në periudhën 1998-99.

Thaçi s'kishte kontroll mbi komandantët e UÇK-së

Në dëshminë e tij ai e quajti Thaçin si udhëheqës diplomatik, të cilit i duhej të kërkonte miratim nga komandantët ushtarakë të UÇK-së.

"Për mua ishte e qartë se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime," tha Rubin përpara gjykatës lidhur me Thaçin.

Rubin theksoi se beson që Thaçi nuk kishte kontroll mbi komandantët e tjerë të lartë të UÇK-së. "Ata i thoshin atij çfarë të bënte, dhe jo ai u thoshte atyre çfarë të bënin", tha ai.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, Rubin u pajtua me vlerësimin e Alagendra-s se Krasniqi ishte një "zë mbështetës i ndërmjetësimit, i cili përpiqej të ndihmonte partinë e tij dhe palët e përfshira për t'i dhënë fund konfliktit me ndihmën e Shteteve të Bashkuara".

James Rubin ishte ish-ndihmës sekretar shteti për çështjet publike dhe zëdhënës kryesor i Madeleine Albright, kur ajo ishte ministre e Jashtme në administratën e Bill Klintonit./ DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos