
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 6 Qendra Komunale të Numërimt (QKN).
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara është 70 dhe u takojnë këtyre komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera, shkruan A2.
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate. (A2 Televizion)