
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nga 2 mijë e 557 kuti, KQZ ka numëruar 328 sosh ose 12,83 për qind deri në orën 19:10.
Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë sipas rezultateve preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së janë këto: Lumir Abdixhiku me 9,694 vota, Hykmete Bajrami me 6,092 vota, Ukë Rugova me 5,326 vota, Avdullah Hoti me 4,800 vota, Doarsa Kica Xhelili me 4,791 vota, Kujtim Shala me 4,213 vota, Armend Zemaj me 3,387 vota, Anton Quni me me 3,232 vota, Lutfi Haziri me 2,754 vota dhe në vendin e dhjetë Janina Ymeri me 2,317 vota.
Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LDK ka fituar 13.59%.
Në bazë të këtyre rezultateve, LDK merr 15 mandate (pa votat e diasporës dhe ato me kusht.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë zhvilluar më 28 dhjetor./Kosovapress
(A2 Televizion)