Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar idetë dhe propozimet që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi të zbatohet sipas preferencave të pikave të saj. Sipas tij, marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve nuk është tryezë suedeze, por ajo duhet të zbatohet në tërësi dhe në mënyrë se sekuencuar.
Ky qëndrim i kryeministrit Kurti erdhi disa ditë pasi presidentja, Vjosa Osmani, konsideroi se Kosova mund ta zbatojë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit nëse merr garanci nga partnerët ndërkombëtarë se në këmbim do të përfitonte njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Këto qëndrime të kundërta te dy krerve të shtetit, sa i përket politikës së jashtme, vlërsohen si një “luftë politike” në terrenin e fushatës elektorale, ku ka hyrë vendi jonë vlerëson analisti politik, Arben Fetoshi.
Lidhur me këtë debat dhe kërkesat e tjera, ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill, tha se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja. Sipas tij, duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. (A2 Televizion)