Presidenti i ri i Kosovës, sugjerimi i politologut: Duhet kandidat apolitik

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 09:16 | Politikë

Politologu Adnan Beqiri, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, u shpreh

“Jam goxha i zhgënjyer nga situata e krijuar në Kosovë. Si ndjekës i zhvillimeve gjeopolitike, kur dihet që kemi disa konflikte që kanë ndikim ekonomik, ne po i marrim si me shumë rehatllëk proceset e brendshme në Kosovë. Çështja e Presidentit është 5-minutëshe, mjafton të propozohet një emër apolitik. Është momenti për të dalë përtej interesave tona partiake”, tha Beqiri.

Sipas tij, Presidenti i Kosovës nuk ka ndonjë fuqi të madhe, kështu që duhet gjetur një zgjidhje politike.

“PDK ka një mënyrë veprimi që nuk është në dobi të Kosovës, por as të vetë PDK-së, sepse nuk po propozon emra. Kurti po përdor një gjuhë më të pranueshme aktualisht, po ia zgjat dorën partive opozitare, por PDK ende refuzon”, shpjegoi Beqiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos