Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Albin Kurtin

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2025, 09:14 | Politikë

Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Mësohet se kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit të paraqitet në Prokurori për dhënie të dëshmisë është dorëzuar javën e kaluar.

Nëse Gjykata e aprovon këtë kërkesë të PSRK-së, dëshmitari Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për dhënie të dëshmisë.

Në të kundërtën, sipas ligjit, atij i shqiptohet gjobë e pas kësaj kryeministri edhe mund të paraburgoset.

Me t’u lëshuar ky urdhër, Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht në objektet e PSRK-së, por nëse nuk vepron ashtu siç kërkohet, urdhri i Gjykatës i dorëzohet edhe Policisë, e cila më pas duhet ta ekzekutojë urdhrin për ta sjellë atë për të dhënë dëshminë.

Në rast se vendoset nga Gjykata për këtë kërkesë, veprimet procedurale do të fillojnë të merren në javën e parë të marsit.

Nëse nuk zbaton vendimin e Gjykatës, ai urdhër i dërgohet policisë, atëherë Policia e merr dhe e ekzekuton vendimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos