Gjuriç zbret në Moskë, Lavrov: Kosova një prioritet për Këshillin e Sigurimit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 21:54 | Politikë

Rusia ka konfirmuar mbështetjen për aleatin tradicional në Ballkan, Serbinë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, gjatë një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriç në Moskë shprehu gatishmërinë për të mbështetur Beogradin në mbrojtjen e interesave legjitime, sipas tij, në lidhje me Kosovën, shkruan A2.

"Ne do të lobojmë që çështja e Kosovës të jetë prioritet në Këshillin e Sigurimit. Jemi të bashkuar me miqtë tanë serbë për çështjen e Rezolutës 1244, që ajo të ruajë plotësisht rëndësinë e saj", theksoi Lavrov kundrejt aleatit të tij besnik në Ballkan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos