Qeveria e Kosovës u ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Kjo shumë është dhënë me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj.
Vendimi është marrë ditën e sotme pas një mbledhjeje online të zhvilluar, në një kohë kur kryeministri Albin Kurti ndodhet në Gjermani për të parë ndeshjen e kombëtares. (A2 Televizion)