Rikthimin i Vjosa Osmanit në politikë, opozita: Të vonuara kritikat e presidentes ndaj qeverisë

Nga Xhevahir Qardaku
21 Nëntor 2024, 20:17 | Politikë

Rikthimin i Vjosa Osmanit në politikë, opozita: Të vonuara

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur me kërkesën e presidentes, Vjosa Osmani, për ta bërë adresimin vjetor të saj para deputetëve.

Ligjvënësit e LDK-së, nuk i janë përgjigjur bojkotit, duke qëndruar gjatë fjalimit në sallë. Ish kryeministri Ramush Haradinaj nga AAK tregon arsyet e refuzimit të adresimit të presidentes.

Kryetari i AAK-së shtroi dhe një kërkesë në drejtim të Presidentes Osmani. Kurse sipas PDK-së, presidentja Osmani edhe në vitin e katërt të mandatit të saj, ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit.

Kurse deputetja nga komisioni i jashtëm i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku, tregon arsyen e mos-bojkotimit të fjalimit të presidentes Osmani.

Me aktin më të lartë juridik të shtetit, kushtetutën, është e përcaktuar që sё paku një herë në vit kreu i shtetit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos