“Serbët në Veri po vuajnë nga qeveria kriminale e Vuçiç”. Asociacioni duhet dërguar në Kushtetuese

Nga Tomorr Avdia
4 Shtator 2024, 18:08 | Politikë

Tema e Asociacionit dhe riaktivizimi nga politika serbe ka në vetvete dy qëllime, presion ndaj qeverisë së Albin Kurtit dhe nevojë për të përmbushur kapriçot politike të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. Kështu mendojnë ekspertët në Kosovë.

Në një intervistë për A2 CNN, politologia nga Kosova, Magbule Shkodra, thekson se ndërkombëtarët janë të vendosur, duke përfshirë edhe Presidentin e Francës, Emanuel Macron, që të përfundojnë sa më shpejtë krijimin e Asociacionit. Sipas ekspertes në Kosovë, qeveria e Kurtit duhet ta dërgojë draftin ne Gjykatën Kushtetuese.

"E keni dëgjuar edhe deklaratën e Macron që ishte në takim me Vuçiçin, i cili thotë që do të angazhohet që të përmbushen kushtet e marrëveshjes të cilën faktikisht e kanë pranuar, ndonëse Beogradi thotë që nuk e ka pranuar”, thotë Shkodra. “Pra nuk është temë e bisedës, mirëpo mendoj se do të jetë përsëri aty si kusht për Kosovën”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, një javë pas vizitës së Macronit në Beograd, është përgjigjur, duke thënë se “Zajednica” është projekt i vdekur. Nënkryetari i VV-së, ka theksuar se “disa prej faktorëve ndërkombëtar kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një “Zajednicë”, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.

Ajo çfarë duhet bërë në këtë kohë nga ana e diplomacisë kosovare, vë në dukje Shkodra, është se duhet të vazhdojë të lobojë për të treguar të vërtetën, që t’i bindin partnerët me fakte. “Kemi dështuar që t’i bindim partnerët dhe ky dështim po na kushton”, thotë ajo për A2 CNN. “Duhet të mundohemi që diplomacinë ta forcojmë sa më shumë dhe të kemi njerëz që lobojnë sa më shumë”.

Siç duket Asociacioni do të jetë pika me nxehtë në dialogun që pritet të nisin gjatë Vjeshtës, por si njëri nga premtimet më “madhorë” elektoralë të kryeministrit Kurti, në fillim të mandati se nuk do të ketë “Zajednicë”, kjo do të vazhdojë të jetë pjesë e debateve të ashpra politike, por jo e zbatueshme gjatë muajve të fundit të këtij mandati të qeverisë Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos