Shpërfillja e Kurtit ndaj kërkesës së Prokurorisë, reagon Ambasada britanike në Kosovë

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 12:01 | Politikë
Shpërfillja e Kurtit ndaj kërkesës së Prokurorisë,
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Ambasada britanike në Kosovë ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti shpërfilli urdhërin e Prokurorisë Speciale, për t’u paraqitur atje dhe për të dëshmuar.

Ambasadori Jonathan Hargreaves përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se ka kërkuar nga të gjithë aktorët e përfshirë, të respektojnë Kushtetutën dhe procedurat ligjore, si dhe të punojnë për atë që është në interesin më të mirë të Kosovës.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore, si dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kanë thënë Ambasadori Jonathan Hargreaves.

Kujtojmë se Kurti pranoi të jepte dëshmi për Prokurorinë Speciale, vetën në godinën e Kryeministrisë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos