Kriza e madhe politike është eksportuar edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari Lumir Abdixhiku reagoi ashpër ndaj 6 deputetëve që nuk pranuan marrëveshjen e tij me Vetëvendosjen e Albin Kurtit për Presidentin dhe emrin e profesorit Bekim Sejdiu, shkruan A2.
“Nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoksin? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdokush”, shkruan Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook. (A2 Televizion)