Tymit të bardhë për zgjidhjen e krizës në Kosovë i humbi dendësia. Për të adresuar kundërshtimin e fortë të 6 deputetëve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po zhvillojnë një takim.
Kjo vjen pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së dhe të Vetëvendosjes nga të dy liderët. Pavarësisht zhvillimet të fundit brenda partisë së drejtuar nga Abdixhiku, kryeministri në detyrë theksoi se marrëveshja e tyre për të mbështetur Bekim Sejdiun për postin e presidentit, qëndron akoma në fuqi. (A2 Televizion)