Simiç provokon në “emër të popullit serb”, Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, përplaset me Listën Serbe

Nga Xhevahir Qardaku
9 Shtator 2026, 14:18 | Politikë

Simiç provokon në “emër të popullit serb”,

Albulena Haxhiu u zgjodh kryeparlamentare, por kuvendi nuk u konstiutuua me mospajtimin për nënkryetarët.

“Dora e zgjatur” e Serbisë në Kosovë trazon politikën. Polemika të forta shpërthyen pas provokimit të Listës Serbe, me Igor Simiç që propozoi kandidatin për nënkryetar të kuvendit duke thënë frazën: “në emër të popullit serb”. E gjitha në një sallë me foltoren që u stolis me frazën “UÇK-ja na bashkon”.

“Deputeti Simiç bëri një deklarim të pa pranueshëm. Në emër të popullit serb… Ky deklarim është në kundërshtim me kushtetutën. Popull serb ka në Serbi, ndërsa Kosova ka popullin e saj. Tërhiqni atë deklarim dhe ta bëni propozimin në përputhje me kushtetutën”, tha Haxhiu.

Simiç vazhdoi me provokimet duke i thënë kryeparlamentares këtë frazë: “Jam pjesëtar i popullit serb dhe këtë të drejtë nuk do të ma merrni”. Por Haxhiu ia ndërpreu fjalën duke i kërkuar sërish që të tërheqë deklaratat. Komente të shumta pasuan në dënim të provokimit të Listës Serbe.

“Nuk mundet të flasë në emër të popullit serb. Në atë deklaratë mundet vetëm Aleksander Vuçiç dhe normalisht që nuk e pranojmë një deklaratë të tillë pa kërkuar falje”, tha Ilir Kërçeli, deputet i LVV. “Nuk e votoj Simiç, arsyet dihen…”, tha Vjosa Osmani.

Sa i përket krizës politike, ajo vazhdon dhe tashmë loja bëhet për nënkryetarët. “Unë jam i bindur që të gjitha këto veprime që janë duke i bërë, janë duke i bërë në dëm të vendit, kurrgjë tjetër, qoftë Lista Sërpska, qoftë ndonjë parti tjetër, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, janë duke i bërë dëm vendit”, tha kryetari i PDK, Bedri Hamza.

“Si ta votoj Shalën kur ai nuk rri as të votoj kundër për presidentin Sejdiu. Po kërkon vota nga LVV për t’u bërë nënkryetarë, kjo është e pakuptimtë”, tha Kërçeli. “Në emër të LDK-së shpreh indinjatën time të mosvazhdimit të procedurës dhe votimit”, tha Jehona Lushaku, kryetare e grupit parlamentar të LDK-së.

Seanca e ndërprerë do të vazhdojë gjatë të premtes në orën 11:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos