Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovës Enver Hoxhaj, e sheh si një spektakël të dështuar takimin e së mërkurës në Bruksel.
Për mikrofonin e A2CNN ai thotë se çdo gjë që ka përfaqësuar Kurti në dialog kishte rezultuar e gabuar, dhe se kushtet të cilat duhej ti kishte vendosur kohë më parë í kishte parashtruar vetëm tani në Bruksel.
Sipas Hoxhajt, në 4 vite për Kosovën nuk ka pasur asnjë njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. (A2 Televizion)