Kallas zëvendëson Borrell? Kryeziu: Presim më shumë balancë dhe fuqizim të dialogut

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 20:15 | Politikë

Zhvillimet e fundit në rajon dhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe atë të dialogut, ishin në fokus të takimit që pjesëtarët e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvilluan me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë në Parlamentin e Estonisë.

Në një prononcim për A2 CNN, kryetarja e komisionit për punë të jashtme, Arbëreshe Kryeziu tha se qëllimi kryesor i takimit ishte avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa një delegacion i parlamentit estonez pritet të mbërrijë së shpejti.

Kurse sa i përket orientimit qe do të marrë dialogu nën drejtimin e mundshëm të Kaja Kallas, kryeministres së Estonisë qe pritet të marre vendin e Borell, Kryeziu, tha se presin që "ajo do të ruajë balancat mes palëve dhe do ta fuqizojë dialogun.

Kallas, e propozuar për postin e përfaqësues së lartë të politikës së jashtme të BE, ka nevojë për mbështetjen e liderëve të bllokut për tu konfirmuar në këtë rol, ndërsa do të duhet të përballet edhe me një votim të fshehtë në parlamentin europian.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos