Spiunët e arrestuar, Konjufca: Serbia do destabilitet dhe minim të institucioneve tona

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 15:25 | Politikë

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, reagoi lidhur me arrestimin e dy shtetasve kosovarë të dyshuar si spiunë të Beogradit.

Ai tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë Kosovën, e të minojë institucionet e vendit përmes agjentëve të brendshëm.

“E përgëzoj Agjencinë e Inteligjencës së Republikës së Kosovës për punën e tyre të shkëlqyer. Jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë. Kjo që ndodhi dje e bën ligjin në fjalë edhe më urgjent. Besoj që edhe shumë raste në të ardhmen të hetohen dhe të zbulohen”, u shpreh Konjufca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos