Sveçla e konfirmon: Rusia, urdhërarrest për zyrtarët e policisë së Kosovës

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 11:35 | Politikë

Sveçla e konfirmon: Rusia, urdhërarrest për zyrtarët e

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi se Rusia lëshoi një urdhërarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elitë të Policisë së Kosovës. 

Ai bëri të ditur se janë informuar zyrtarisht për urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti. Sipas tij, nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç tha, ky nuk është shqetësim i tij e as i Ahmetit.

Urdhërarrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për ish-zv.kryetarin e Listës serbe dhe organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë Millan Radojiçic.

Me lëshimin e këtij urdhërarresti, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë të Kosovës të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos