“Takimi i sotëm në Bruksel ka qenë sa për sy e faqe, për të thënë që dialogu vazhdon.” Kështu e komentojnë raundin e ri të dialogut opozita dhe analistët në Kosovë. Duke komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Gluk Konjufca se dialogu ka vdekur, deputeti i LDK Armend Zemaj thotë për A2CNN, se kjo është një mënyrë "mashtrimit" ku njëri dialogon e tjetri kundërshton.
“Është logjikë e mashtrimit qeverisës nga fillimi i saj. njëri dialogun tjetri kundërshton dhe ky është tregues i qartë që Kosova është dëmtuar në këto 4 vite dhe në rovceset integruese e stabilitetin rajonal për të ecur Kosova përpara në procesin e dialogut”, u shpreh për A2 CNN Armend Zemaj, deputet i LDK.
Analisti politik Arben Fetoshi, flet për një fasadë e takime me zero rezultate, ndërsa bën thirrje për një qëndrim strategjik të qeverisë së Kosovës.
“Dialogu është pa alternativë dhe takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel i shoh si konfirmimi e nevojë të palëve që i përgjigjen dialogut dhe përpjekjeve për arritjen e normalizimit pavarësisht që kemi një periudhë të gjatë të ngërçit dhe të mungesës së vullnetit të Serbisë që të pranojë obligimet që ka pranuar me marrëveshjen e Brukselit”, tha për A2 analisti Fetoshi.
Sipas analistit është e vështirë të shënohen hapa pozitivë në dialog për dy arsye; pasi Serbia është totalisht destruktive dhe Kosova ka hyrë në ethet e fushatës zgjedhore. (A2 Televizion)