Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencë për takimin e saj me presidenten Vjosa Osmani.
Ky është takimi i parë në Prishtinë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor ndërsa më pas do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan A2.
Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë edhe një konferencë për media pas takimit. (A2 Televizion)