Zbutja e masës së sigurisë në Merdarë, BE përshëndet vendimin e Kosovës: Për të mirën e njerëzve

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 16:22 | Politikë

Bashkimi Europian ka përshëndetur heqjen e kufizimeve nga qeveria e Kosovës për hyrjen e produkteve të gatshme serbe përmes pikës kufitare të Merdarës.

“Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes”, theksohet në një deklaratë.

Më tej BE-ja nënvizon se kjo është “për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve!”. Më herët edhe Gjermania përshëndeti vendimin, duke ofruar garanci sigurie për Kosovën në monitorimin e procesit të kalimeve kufitare.

“Tregtia e lirë jo vetëm që shtyn ekonomitë lokale dhe rajonale por gjithashtu hap dyert për pjesëmarrje në iniciativa rajonale dhe europiane”, është reagimi më i fundit i ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jord Rohde. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos