Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.
Sipas burimeve diplomatike të A2 CNN, kjo do të jetë vizita e tij e parë informuese në rajonin e Ballkanit.
Emisari amerikan Kasanof gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të qeverisë, përfshi kryeministrin Albin Kurti.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Kasanof do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. (A2 Televizion)