Për Bashkimin Europian rezultati i procesit të votimeve të 21 prillit nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në hapjen e rrugës për kthim të serbëve në institucionet e Kosovës, e cila është thelbësore për normalizmin e marrëdhënieve.
Kështu është shprehur Bashkimi Europian me anë të zëdhënësit të saj Peter Stano. Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Stano shprehu keqardhjen për serbët e veriut të Kosovës për mos marrjen pjesë në votime.
Sakaq Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara, ka thënë se në veriun e Kosovës duhet të organizohen zgjedhje të reja, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve, për të zgjedhur kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe.
Sipas ambasadorit francez, kjo do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri. (A2 Televizion)