Në Bruksel do të takohen sot kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviçin vazhdon për të punuar në zhbllokimin e marrëveshjes.
Duke ju referuar takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin javën e kaluar, ai tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë. Ai shprehu keqardhje që nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit.
“Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh Kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes. Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikën dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi, përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së.”
Ndërsa zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve".
(A2 Televizion)