
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Osmani e dha lajmin në një konferencë për shtyp, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.
Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, shkruan A2.
Ky vendim vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.
“Data 28 dhjetor është vendosur pasi është e vetmja që i mundëson KQZ-së të organizojë zgjedhjet në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve kushtetuese. Data 11 janar përjashtohet pasi tejkalon afatin kushtetues, ndërsa data 4 është e pamundur për shkak të mosshfrytëzimit të plotë të buxhetit nga KQZ-ja,” ka thënë Osmani. (A2 Televizion)
