Spitali i Prizrenit nderohet për trajtimin e pacientëve nga Shqipëria

Nga Ideal Gola
28 Janar 2026, 11:40 | Sociale

Spitali i Prizrenit nderohet për trajtimin e pacientëve nga

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është vlerësuar me mirënjohje nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për rolin e tij në trajtimin e qytetarëve shqiptarë nga zonat veriore të Shqipërisë, veçanërisht nga Qarku i Kukësit.

Gjatë ceremonisë, u theksua kontributi i vazhdueshëm i stafit mjekësor dhe mbështetja që ky institucion u ka dhënë ndër vite pacientëve nga Shqipëria, duke e kthyer bashkëpunimin në shëndetësi në një model solidariteti mes dy vendeve.

Drejtori i spitalit, Osmani Hajdari, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 në këtë institucion janë trajtuar qindra pacientë shqiptarë. Ai theksoi se janë realizuar rreth 800 hospitalizime, 400 raste të trajtuara në urgjencë, 450 vizita në shërbime të tjera spitalore, si dhe mbi 2200 seanca dialize, ndërsa vizitat te specialisti kanë kaluar shifrën 3200.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor të Spitalit të Prizrenit, duke nënvizuar se shërbimet për pacientët nga Shqipëria janë dëshmi e lidhjeve të forta mes dy shteteve.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë mbetet prioritet, me fokus në koordinimin institucional dhe shkëmbimin e përvojave.

Vizita e ambasadorit Malaj në Prizren u cilësua si një hap i radhës drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri në sektorin e shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos