
Rrëzimi i disa pishave në rrugën që përshkon Pyllin e Sodës, në drejtim të Zvërnecit, ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për më shumë se 30 minuta.

Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, i cili bëri prerjen dhe largimin e pishave të rrëzuara, është bërë i mundur lirimi i rrugës dhe normalizimi i qarkullimit të automjeteve. (A2 Televizion)