“Shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm” delegacioni i BE: Ulni tensionet, dialogu e vetmja rrugë

Nga Indrit Maraku
14 Tetor 2026, 19:49 | Politikë

Dhuna e shfaqur në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka shqetësuar Delegacionin në Tiranë të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e Brukselit në Shqipëri nënvizojnë se e drejta për të protestuar duhet të respektohet, por ajo të ushtrohet në mënyrë paqësore. BE fton të gjithë aktorët që të përfshihen në dialog konstruktiv.

"Përshkallëzimi në dhunë i protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit shihet me shqetësim nga Delegacioni i Bashkimit Europian, që reagoi përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale. “Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve”, reagoi delegacioni i BE në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Brukselit kërkojnë nga Policia proporcionalitet, ndërsa sugjeron uljen e të gjitha palëve në dialog.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”.

Ky reagim u shpërnda edhe nga ambasada të shteteve anëtare të BE, në rrjetet e tyre sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos