“Skenë lufte te Rruga e Durrësit”, digjen makinat e Bashkisë së Tiranës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 19:30 | Aktualitet

Protestuesit u kanë vënë flakën dhe disa makinave të bashkisë së Tiranës të cilat po pastronin në Rrugën e Durrësit.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se e gjithë Rruga e Durrësit është e shkatërruar në një skenë lufte ku çdo gjë digjet dhe e pushtuar nga tymi e flakët. Qytetarët e kësaj zone po largohen për shkak të tymit e flakëve.

Qytetarët shprehen të revoltuar për shkak të djegies dhe shkatërrimit të bizneseve dhe dyqaneve aty pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos